Media italiane i jehonë protestave në Shqipëria: çdo muaj tubime kundër qeverisë së Edi Rama, kërkohen zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqja e kabinetit

Data

Protestat e opozitës në Tiranë kanë marrë vëmendje të gjerë në mediat ndërkombëtare, veçanërisht në ato italiane, të cilat raportojnë për një klimë të tensionuar politike dhe pakënaqësi në rritje ndaj qeverisë së Edi Rama.

Sipas raportimeve të mediave si Il Sole 24 Ore dhe TGCOM24, protestat janë kthyer në një fenomen të përsëritur, duke u zhvilluar çdo muaj dhe duke mbledhur qytetarë që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe ndryshim politik.

Në raportimet e tyre theksohet se gjatë protestës së fundit, policia përdori mjete si topa uji për të shpërndarë turmën, ndërsa tensionet mes protestuesve dhe forcave të rendit u përshkallëzuan.

Mediat italiane nënvizojnë se kërkesa kryesore e opozitës dhe protestuesve është krijimi i një qeverie të përkohshme, e cila do të hapte rrugën për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në vend.

Gjithashtu, në fokus të raportimeve janë edhe akuzat për korrupsion ndaj qeverisë, përfshirë pretendimet që lidhen me zyrtarë të lartë, çka sipas tyre ka shtuar presionin politik në vend.

Përveç mediave italiane, zhvillimet në Shqipëri janë pasqyruar edhe nga media të tjera ndërkombëtare si ABC News, WION dhe TRT World, të cilat kanë raportuar mbi përplasjet, kërkesat e opozitës dhe reagimin e autoriteteve.

Raportimet tregojnë se situata politike në Shqipëri po ndiqet nga afër jashtë vendit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse protestat do të ndikojnë në zhvillimet e ardhshme politike dhe institucionale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related