Media greke Zougla” tregon sot për mënyrën se si është përgatitur tubimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama si nga pala pritëse, por edhe nga pala shqiptare. “1000 policë në këmbë – Dislokohen dronët dhe helikopterët e EL.AS” shkruan Zougla dhe vijon:
“Masa drakoniane të sigurisë janë marrë nga EL.AS për mbërritjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama në kuadër të vizitës së tij sot në Athinë dhe ngjarjes që do të zhvillohet në orën 11 të ditës së sotme në Galatsi.
Siç ka deklaruar qeveria greke, kjo është një “vizitë private” ku Edi Rama do t’u drejtohet bashkatdhetarëve të tij që do të jenë të pranishëm në një fjalim parazgjedhor në funksion të të zgjedhjeve kombëtare të vitit 2025 në vendin fqinj.
Më shumë se 1000 punonjës policie janë në këmbë (MAT, EKAM, OPKE, DIAS, Siguri, Qarkullim), ndërsa itinerari që do të ndjekë, nga aeroporti Eleftherios Venizelos deri në palestrën e mbyllur të Galatsit do të jetë “sterile”. Në të njëjtën kohë janë mobilizuar edhe helikopterët e EL.AS. si dhe dronët, të cilët do të japin një imazh të drejtpërdrejtë në qendrën operative, ndërkohë që është aktivizuar edhe rrjeti i informacionit EL.AS.
