Publikimi i dokumentarit të medias italiane Rai 3, ku atakohet Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi, si dhe marrëveshja e arritur me Italinë për emigrantët, ka përplasur në sudion e emisionit “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania gazetarin Bledian Koka me juristin Kreshnik Spahiu.
Spahiu tha se marrëveshja e emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë, nuk ka fare lidhje me të shkuarën dhe studion ligjore të Agaçit. Ai tha gjithashtu se Artur Shehu, një emër i përmendur nga Rai 3 për lidhje me Agaçin, rezulton biznesmen i rregullt në SHBA, për të cilin nuk ka kërkesë ekstradimi.
Nga ana tjetër, Koka tha se Shehu është i hetuar në Itali për lidhje me një grup kriminal dhe sipas tij, Shqipëria nuk mund t’i kërkojë Europës që të mos respektojë standartet e veta.
Ai tha gjithashtu se Shqipëria nuk ka standarte dhe këtu sipas tij, çdo gjë funksionon me ‘ligjin e xhunglës’.
