Në Beograd u organizua një paradë ushtarake madhështore në një kohë protestash masive antiqeveritare që kanë shpërthyer në Serbi, të nxitura pas vdekjes tragjike të 16 personave në një aksident në Novi Sad nëntorin e kaluar. Parada u drejtua nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe morën pjesë mijëra ushtarë, autoblinda, avionë luftarakë MiG-29, bombardues “Shqiponja”, avionë transportues si “Supergaleb” dhe stërvitorët e tipit “Lasta”.
Paralelisht me paradën, protestues studentë u përpoqën të afroheshin pranë rrugëve të paradës për të shprehur mbështetje për ushtrinë, por u penguan nga policia. Slogani që shoqëroi paradën ishte “Forca e Unitetit”. Zyrtarët serbë mohuan se qëllimi ishte politik, duke pretenduar që ishte një akt simbolik patriotik.
Parada është parë nga analistë si një mesazh shumë i fuqishëm politik në një kohë kur qeveria po përballet me presion të madh të brendshëm. Sipas gjeneralit Kadri Kastrati, parada ka pasur mesazhe të qarta si për forcen faktike të shtetit, ashtu edhe për mesazhe përkundrejt protestuesve që kërkojnë reforma apo ndryshim qeverie.
