Një 45-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti me energjinë elektrike në fshatin Përlat i Epërm, në Mirditë.
Sipas informacionit paraprak, viktima, banues në Durrës, dyshohet se kishte hipur në një shtyllë elektrike pranë banesës së vjehrrit të tij për të kryer një ndërhyrje në rrjetin e ndriçimit.
Gjatë punës, ai ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, duke pësuar dëmtime fatale.
Autoritetet kanë nisur veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
