Chris LaCivita, drejtues i fushatës së Partisë Demokratike dhe një nga strategët e fushatës elektorale të Donald Trump, ka ndarë detaje nga bashkëpunimi i tij me partinë më të madhe opozitare në Shqipëri dhe arsyet që e shtynë atë të përfshihej në fushatën e PD për zgjedhjet e 11 majit.
Në një intervistë televizive, LaCivita shpjegoi se kontakti i tij i parë me Partinë Demokratike ishte përmes Fatmir Mediut, kryetarit të Partisë Republikane, me të cilin u takua në SHBA në Unioni Ndërkombëtar i Konservatorëve. Gjatë kësaj takimi, ata diskutuan situatën politike të Shqipërisë dhe lidhjet mes dy vendeve, që më pas çuan në angazhimin e tij për të ndihmuar Sali Berishën dhe konservatorët shqiptarë.
LaCivita theksoi se megjithëse kishte pasur informacion për Shqipërinë përpara, ai kishte shpenzuar shumë kohë duke studiuar kulturën dhe historinë e vendit për të kuptuar më mirë situatën politike
