Në konferencë e përbashkët të shtypit në Luksemburg me Radosłaë Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë (e cila mban Presidencën e Këshillit të BE), dhe Marta Kos, Komisionerja për Zgjerim e BE, Edi Rama u shpreh se integrimi për Shqipërinë është ekzistencial. Ai u shpreh se brenda vitit 2027, Shqipëria synon mbylljen e kapitujve. Kemi besim të plotë që presidenca polake do të vazhdojë të shtyjë gjërat përpara duke marrë në konsideratë atë se çfarë përmendi edhe Marta. Ëndrra jonë është të jemi pjesë e këtij unioni në 2030 ndaj plani është që të përmbyllim të gjitha negociatat në 2027, që është kohë shumë e shkurtër dhe na duhet që çdo ditë të punojmë pa reshtur dhe na duhet të kemi më shumë punë për të bërë.
Kështu që të gjithë anëtarët e ekipit të Shqipërisë që janë të lidhur me grup-kapitujt 2 janë këtu dhe mund ta imagjinoj, tashmë janë në stres sepse do të kenë shumë më tepër për të bërë. Por dua t’i falënderoj ata dhe të gjithë ata në ekip, sepse po punojnë çmendurisht dhe po japin rezultate deri tani. Ne e kemi pësuar në kurriz që me BE-në mos kërko kurrë një datë, por duhet të jesh gjithmonë gati për data, sepse ne jemi këtu për të dalë në takim me BE-në”, deklaroi Rama. Por, Marta Kos i dha një ‘shuplakë’ kryeministrit shqiptar pasi theksoi se nëse duam të anëtarësohemi brenda vitit 2030, angazhimet politike duhet të vazhdojnë në reformën në drejtësi, pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e shprehjes. “Për anëtarësimin e plotë brenda 2030, angazhimet politike duhet të vazhdojnë në reformën në drejtësi, pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe liria e shprehjes. Më shumë se 95% e popullit shqiptar janë proeuropian, përqindja më e lartë dhe në vendet e tjera. Nëse Shqipëria vazhdon mbushjen e reformave, unë do të jem avokatja juaj më e mirë në BE. Nuk ka dyshim se e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Mund edhe ti tregoni rajonit të BP se me punë dhe vendosmëri kjo mund të realizohet”, deklaroi dje Marta Kos.
