Në një emision televiziv, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, deklaroi se ndaj tij dhe koalicionit është bërë një sulm i organizuar dhe i paprecedentë në 35 vitet e fundit. Ai tha se janë hedhur miliona euro dhe janë shpërndarë 55 milionë mesazhe kundër tij, deri në përfshirjen e një zyrtari të lartë të FBI-së që tashmë i arrestuar, për arsyen e thjesht se është e vetmja forcë politike që është në mbrojtje të interesit të pastër të shqiptarëve.
Basha theksoi se vetëm Koalicioni Euroatlantik mbron interesin e qytetarëve shqiptarë dhe është i vendosur në luftën kundër korrupsionit me vepra jo me fjalë. Sipas tij, është në dorën e qytetarëve nëse do zgjedhin të mbështesin programin, ekipin, listën e hapur. “Votove katrën, ke votuar për të mbështetur SPAK-un, për ta mbushur 313-n më të gjithë shokët dhe përgjegjësit e tjerë të korrupsionit të Edi Ramës dhe atë vetë, dhe paratë do të jenë o në xhepat tuaja, pensionet tuaja, o në xhepat e 313-s.” – tha Basha.
