Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka nisur një letër të gjithë bordeve të donatorëve që bëjnë raporte monitorimi për Shqipërinë, me autore Linda Ramën.
Në letrën drejtuar UNDP, ILO, UNICEF, USAID thuhet se Rama, sipas ligjeve shqiptare dhe ndërkombëtare, është gjendur përballë konfliktet të interesit sa herë që është kontraktuar nga ana e donatorëve për të kryer matje, analiza apo vlerësime ekonomike apo sociale për Shqipërinë, për aq kohë sa bashkëshorti i saj është Kryeministri i vendit.
Më tej deputetët ngrenë shqetësimin se kredibiliteti edhe paanshmëria e produkteve te sponsorizuara nga institucionet ndërkombëtare dëmtohet rëndë në kushtet kur një nga autoret është pikerisht Linda Rama e cila për shkak te interes të drejtpërdrejtë e ka te pamundur paanshmerinë.
“Gjithashtu pasurimi i Zj.Rama dhe për rrjedhojë familjes së saj kryeministrore, ndonëse në këtë rast nga fonde jo publike por për shkak të lidhjes me qeverinë të raportimeve është e papërputhshme edhe me Kushtetutën e Shqipërisë”. Ekspertiza e Znj. Rama mund të përdoret në raporte për shtete të tjera, ku zonja nuk ka konflikt interesi. Në këto kushte ne shprehim shqetësimin që të dhënat tuaja të deritanishme janë të kontaminuara nga njëanësia e autores znj.Linda Rama dhe kërkojmë eleminimin të çdo lloj influence si autore apo nëpërmjet qendrave të krijuara prej saj ose me të ardhmen në projekte që lidhen me Shqipërinë”, thuhet më tej në letrën e grupit parlamentar të PD-së.
