Sot zgjidhet qeveria teknike në RMV! Opozita shqiptare bojkoton seancën, s’do të votojë për Talat Xhaferin kryeministër Jan 28, 2024 | 12:24

Data

Opozita shqiptare do të bojkotojë seancën parlamentare ku do të zgjidhet qeveria teknike dhe s’do ta votojë Talat Xhaferin si kryeministër teknik dhe kreun e parë shqiptar të qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

LEN_Lideret_marrveshja-780x470 (1)

 

Siç kanë bërë të ditur liderët e partive të Lidhjes Europiane për Ndryshim, LEN-it, deputetët e tyre nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit, ku në rend dite është zgjedhje a Qeverisë teknike.

Opozita shqiptare ka marrë vendimin me arsyetimin se nuk i lejohet ta ketë një anëtar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Ndërkohë seanca për votimin e qeverisë teknike ka filluar një orë e 15 minuta vonesë.

Në seancën e sotme opozita maqedonase ndonëse do të jetë prezentë në Kuvend, nuk do të votoj për Qeverinë e re.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related