Artan Hoxha ka qenë i ftuar në një emision televiziv, ku ka folur për hetimet e SPAK ndaj tij për dy vepra penale.
Hoxha tha se ishte njoftuar më parë, madje kishte të dhëna se mund ta arrestonin. Ai deklaroi se ka shumë armiq që e duan në burg, duke përmendur edhe Erion Veliajn si një person që e ka “paralajmëruar” nga një emision televiziv.
“Unë jam në vitin e 30 te punës time si gazetar. Nuk kam patur marrëdhënie të mirë me pronarët, nuk kam qenë ndonjëhrë drejtues, kryeredaktor, drejtor, kam qenë në rrugë. E kisha idenë që do të më godisnin dhe kur të më godisnin do të përdornin të gjithë mjetet për të rrënuar imazhin publik, për të shkatërruar, për t’u bërë i pabesueshëm, për të hedhur poshtë çdo gjë që kam bërë deri tani.
E dija sa armiq kam, kam bërë shumë armië, majtas, djathtas, ne qendër. Ditën që është bërë kontrolli i banesës time, më morën gjithçka, tablet, ipad, dvr, gjithçka, ka një procesverbal 17-18 sende. Arkiva e punës time e 30 viteve… Unë kam patur shtëpi me qira dhe nuk kam patur mundësi as ti ruaj. Lajmi i parë që doli, nuk e kisha parë, sepse nuk kisha mjete komunikimi, lajmi ishte që jam arrestuar.
Pritej që të më arrestonin edhe mua vetë kështu ma kishin thënë. Isha në bulevard. I pari ka dalë ish kryeministri Berisha, që ka dhënë lajmin arrestohet, e kuptueshme, kam bërë 30 vite luftë me zotin Berisha. Pastaj, media të qeverisë, pranë Bashkisë dhe pranë qeverisë. Kanë menduar se do të më arrestonin. Ishan ë dijeni më parë, mbase për t’u tërhequr dhe larguar, më vunë në dijeni se do të arrestohesha.
Nuk jam pyetur fare. Komunikimi im i fundit me SPAK-un, është bërë në datën 3 tetor të këtij viti dhe kam qenë në SPAK dhe besoj se kjo i ka penguar. Erion Veliaj më ka paralajmëruar që në emisionin e datës 14 dhjetor 2023. Ka qenë i ftuar në një TV tjetër, ka thënë “gazetarë që njihen si me lidhje me krimin dhe që dalin në bisedat e SKY ECC”. Kam qenë këtu në emision dhe i kam kthyer përgjigje. Ishin mesazhe që po dilnin dalëngadalë. E kam thënë disa herë që po presin të më arrestojnë. Populli thotë, po gjuajte lart, lart të vjën goditja.
