Mbrojtja e Thaçit kërkon pafajësi për të gjitha akuzat

Data

Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, përfundoi fjalën përmbyllëse në Gjykatën Speciale në Hagë, duke kërkuar shpalljen e tij të pafajshëm për të gjitha akuzat.

Avokati Luca Misetic i bëri thirrje trupit gjykues që të japë një vendim shfajësues, duke theksuar se Prokuroria nuk ka arritur të provojë përfshirjen e Thaçit në krimet e pretenduara. “Shpallni pafajësinë për të gjitha akuzat”, u shpreh ai gjatë deklaratës përfundimtare.

Sipas mbrojtjes, Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka paraqitur prova që të dëshmojnë një kontribut të konsiderueshëm të të akuzuarve në atë që cilësohet si “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”. Misetic argumentoi se standardi ligjor kërkon prova konkrete për një rol aktiv dhe domethënës në kryerjen e krimeve të pretenduara, gjë që, sipas tij, nuk është arritur të provohet.

“Standardi që ka Gjykata është që duhet të ketë një kontribut të konsiderueshëm për krimet në aktakuzë. Prokuroria për këtë nuk ka treguar asnjë provë”, deklaroi ai.

Me përfundimin e fjalëve përmbyllëse të mbrojtjes, pritet që trupi gjykues të tërhiqet për shqyrtimin e çështjes, përpara shpalljes së vendimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related