Mbi 45 mijë qytetarë të Kosovës hynë në Shqipëri përmes Morinës gjatë 24 orëve

Data

Pika e Kalimit Kufitar Morinë ka regjistruar fluksin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të Kosovës gjatë këtij sezoni veror, sipas të dhënave të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Emigracionin.

Sipas autoriteteve, në periudhën nga 25 korrik 2026, ora 05:00, deri më 26 korrik 2026, ora 08:30, në territorin shqiptar kanë hyrë 45,518 shtetas të Kosovës me 12,790 automjete përmes kësaj pike kufitare.

Policia Kufitare e lidh rritjen e fluksit me sezonin e pushimeve verore dhe kthimin e diasporës, ndërsa shumë udhëtarë zgjedhin bregdetin shqiptar dhe destinacionet turistike malore për të kaluar pushimet.

Autoritetet bëjnë të ditur se fluksi pritet të mbetet i lartë edhe gjatë javëve në vijim. Për përballimin e rritjes së lëvizjes, në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë janë vënë në funksion të gjitha sportelet, ndërsa vijon zbatimi i marrëveshjes për lehtësimin e procedurave të kalimit për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës. Për automjetet me targa të vendeve të tjera zbatohen procedura të përshpejtuara.

Sipas statistikave të Policisë Kufitare, gjatë periudhës së raportuar u regjistruan:

  • 45,518 hyrje të shtetasve të Kosovës;
  • 12,790 hyrje automjetesh.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related