Mbi 200 punonjës të fasonerisë “Altek” bojkotojnë sërish punën, refuzojnë propozimin e kompanisë

Data

Mbi 200 punonjës të fasonerisë “Altek” në Krujë, kanë bojkotuar edhe ditën e sotme punën.

Ata janë paraqitur në mëngjes tek godina, por refuzojnë të punojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, pasi pretendojnë se iu janë shkelur të drejtat dhe kërkojnë zgjidhje të menjëhershme nga kompania.

Më konkretisht, punëtorët kërkojnë shpërblimin e fundvitit, pasi nuk iu është dhënë këtë vit nga ana e punëdhënësit, ndryshe nga vitet e tjera, duke shkelur praktikat e zakonshme dhe pritshmëritë e punëtorëve. Punonjësit pretendojnë se kjo është hera e parë që nuk e marrin shpërblimin e fundvitit prej 27 vitesh.

Mësohet se kompania “Altek” iu ka propozuar punonjësve pas diskutimeve që 60% e pagesës të bëhet brenda javës dhe pjesa tjetër në muajt në vijim, por kjo gjë nuk është pranuar nga ana e punonjësve.

Punonjësit e fasonerisë “Altek” pretendojnë se shpërblimi nuk është i njëjtë për të gjithë, por jepet në bazë të pagës dhe orëve të punës, duke u ndarë në kategori të caktuara.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related