Qeveria ka vendosur t’i kufizojë ndjeshëm një ndër kompetencat kryesore të pushtetit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, atë të dhënies së lejeve të ndërtimit, duke e detyruar që, për çdo godinë të re që do të ngrihet në pjesën më të madhe të kryeqytetit, të marrë më parë viston e Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe vartësve të saj.
Ky kufizim është bërë nëpërmjet një Vendimi të Këshillit të Ministrave të miratuar dy javë më parë, me propozim të Ballukut si ministre dhe të nënshkruar po prej saj, në cilësinë e zëvendëskryeministres.
Formalisht, ky vendim lidhet me krijimin e sigurisë së zonës aeroportuale, por, në praktikë, është një goditje e radhës që Balluku i jep “kundërshtarit” të saj brenda Partisë Socialiste, Erion Veliajt.
Në 18 Dhjetor 2024, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin nr. 784, me titull “Për përcaktimin e rregullave për zhvillimin e zonave aeroportuale”.
