Policia e Shkodrës ka zbardhur atentatin e regjistruar mbrëmjen e Janarit në zonën e Dragoçit në Shkodër, ku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi 33-vjeçari Ramazan Mataj brenda automjetit të tij, tip “Mercedes Benz”.
Burime bëjnë me dije se janë arrestuar dy persona, babë e bir, si autorë të dyshuar të vrasjes, teksa janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë që mund të kenë dijeni për ngjarjen e rëndë.
Mësohet se në pranga janë vënë shtetasit Rrustem Hasaj, 60 vjeç dhe djali i tij, Arjon Hasaj, 29 vjeç, nga fshati Dragoç i Postribës.
Vijon…
