Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nën drejtimin e Ilirjan Celibashit dyshohet se është shndërruar në një “qendër akreditimesh” të patronazhistëve të Partisë Socialiste. Sipas denoncimit të avokatit dhe kandidatit për deputet Altin Goxhaj, janë certifikuar si vëzhgues të pavarur plot 214 militantë të PS-së, të cilët janë pajisur me dokumente të falsifikuara dhe në kundërshtim flagrant me ligjin zgjedhor. Ky skandal ngre pyetje të mëdha mbi integritetin e procesit zgjedhor dhe rolin e KQZ-së, ndërsa Goxhaj njofton se kjo dosjeje ka shkuar dje në SPAK, në kërkim të hetimeve të thelluara për këtë çështje që rrezikon thellësisht besimin publik.
Denoncimi i avokatit
Ilirjan Celibashi zhduk në mënyrë të paligjshme 11 Vendime të paligjshme të ndërmarra nga dt 6 deri në 13 Maj 2025 nga faqja e KQZ ku nëpërmjet një OJF-je fantazmë “agrikulturale” në Elbasan, akrediton 214 patronazhistë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor që nuk lejon akreditime pas dt 28 Prill 2025 as të vëzhguesve dhe as lejon OJF që nuk janë të orientuara drejt Zgjedhjeve. Ilirjan Celibashi është instrumenti kryesor i PS për manipulimin e Zgjedhjeve dhe administratori i vërtetë i rrjetit të patronazhimit! Ja lista e vëzhguesve te Miratuar te OJF fantazmë që nuk plotëson kriterin ligjor të vëzhgimit “Albanian Direction for Environment and Agriculture”
