Partia Socialiste ka vendosur të mos humbasë kohë, ndërsa ka nisur manovrat për të kufizuar fuqinë e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), duke tentuar të “mbyllë gojën” këtij institucioni të rëndësishëm. Me strategji të qarta, mazhoranca socialiste tregoi dje gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, se po përpiqet të minojë autonominë e KLSH-së dhe të imponojë një kontroll më të fortë mbi auditimin e institucioneve publike. Kjo është një përpjekje për të neutralizuar çdo zë kritik që mund të nxjerrë në pah abuzimet dhe keqpërdorimet e mundshme me fondet publike. Duke e reduktuar mandatin dhe burimet e auditimit, mazhoranca po synon të minimizojë transparencën dhe llogaridhënien. Kjo situatë paraqet një rrezik të madh për demokracinë dhe proceset e drejtësisë në vend, duke i dhënë mundësi politikës për të vepruar pa mbikëqyrje.
Detajet dhe debatet në Komision e Ekonomisë
Transparenca e Kontrollit të Lartë të Shtetit ka shkaktuar përsëri debate mes socialistëve në Komisionin e Ekonomisë, pasi deputetët e PS, Frrok Gjini, Alban Xhelili e Pranvera Resulaj ishin skeptik për propozimet e deputetit të PS-së Erion Braçe që KLSH të bëjë transparencë. Erion Braçe ka kërkuar që audituesit, plani i auditimit dhe koha e kontrollit të institucioneve dhe emrat e audituesve.
Frrok Gjini: E keni kthyer si institucion terrorist.
Eslemvera Zake: KLSH të bëjë më shumë transparencë për një auditim dhe të bëjë publike që në nisje të tij planin e auditimit dhe kohëzgjatjen e tij.
Frrok Gjini: Nuk jam dakord.
Erion Braçe: Po kërkojmë transparencë, të ketë një proces si caktohen audituesit, planet e auditimit etj.. këto janë kompetenca të drejtorit të KLSH-së, dhe jo siç po ndodh tani që edhe i delegon këto përgjegjësi tek drejtorët. Duhet të ketë një proces transparent në caktimin e audituesve, puna të jetë e shpërndarë dhe përgjegjësia po ashtu, të mos përqendrohet puna tek disa auditues. Nuk ka asnjë të keqe të bëhen publike planet e auditimit në një institucion dhe cilët do të jenë audituesit. Shkojnë e sillen me KLSH-në si me qenë si padronë të këtij vendi. Zbatuesit e buxhetit nuk mund të sillen me KLSH-në si ekstra palë, por duhet të përgjigjen deri në fund që gjërat të sqarohen.
Pranvera Resulaj: Këto janë të publikuara në faqe
Erion Braçe: Jo nuk ka kështu. Dua publikim të planit të auditimin në një institucion në ditën kur fillon dhe deri kur mbaron, procesin e punës. Do vijë për audtim tek Dogana, dhe unë kërkoj planin e auditimit në këtë institucion dhe kohëzgjatjen. Këto masa sipas Braçes e Shalsit do të rrisin transparencën e institucionit, dhe do të shpërndajë më mirë auditimet, si dhe do të rrisë cilësinë.
Edurat Shalsi: Gjatë dëgjesave me KLSH-në doli në pah se shumë auditues ishin shumë të angazhuar në auditime, dhe një pjesë tjetër jo.
Pranvera Resulaj: Është menaxhim institucional
Eduart Shalsi: Nëse ju bashkë me zotin Xhelili do të merrnit të bënit të gjithë relacionet 90%, dhe pjesa tjetër do marrë 10%, çfarë do të thotë kjo. Do të thotë që nuk është menaxhim i saktë. Shikoni se çdo të thotë që një auditues të jetë në shumë raporte, dhe të tjerë jo. Po evidentohet se disa auditues janë shumë të angazhuar dhe disa jo.
