Kushte të qëndrueshme atmosferike këtë të shtunë, temperaturat zbresin deri në -5°C

Data

Ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësira të pakta dhe kalimtare do të shfaqen kryesisht në zonat malore të lindjes.

Gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjes pritet prezencë e mjegullës së dendur, veçanërisht në zonat luginore, çka mund të ndikojë në qarkullimin rrugor. Po ashtu, ngricat do të jenë të pranishme në disa akse rrugore, sidomos në zonat malore dhe verilindore të vendit.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi verilindje–veri, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina herë pas here do të arrijë deri në 10 m/s.

Deti do të jetë i qetë deri mesatar, me valëzim nga 1 deri në 3 ballë. Temperaturat do të shënojnë rënie, duke zbritur deri në -5°C në zonat veriore, ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të mbeten në vlera tipike për këtë periudhë dimërore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related