Mashtruan biznesmenin dhe zhdukën makinat me qira, çifti nga Tirana nën hetim penal! Nuk i kthyen dy automjetet sipas kontratës

Data

Një çift nga Tirana është marrë nën procedim penal për mashtrim, pasi dyshohet se ka marrë dy automjete me qira dhe nuk ia ka kthyer më pronarit të kompanisë, pavarësisht kontratës së nënshkruar mes palëve.

Ngjarja është regjistruar në Pogradec, ku pronari i një biznesi të mjeteve me qira ka depozituar kallëzim penal, duke pretenduar se është mashtruar nga dy klientë, të cilët pasi morën automjetet, nuk respektuan afatin e kthimit dhe nuk kanë dhënë asnjë shpjegim bindës.

Sipas Policisë, nën hetim janë shtetasit I. M., 53 vjeç, dhe S. T., 48 vjeçe, të dy banues në kryeqytet. Pas verifikimeve dhe veprimeve paraprake hetimore, materialet iu referuan Prokurorisë, e cila ka nisur procedimin penal për veprën penale “Mashtrimi”.

Hetimet po vijojnë në gjendje të lirë, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave, lokalizimin e automjeteve dhe verifikimin nëse bëhet fjalë për një skemë të qëllimshme mashtrimi.

Ndërkohë, Policia njofton edhe për raste të tjera:

Në Maliq, është proceduar penalisht një shtetas me inicialet G. Ll., banues në fshatin Tërovë, i cili u kap duke kryer ndërtime pa leje në një tokë të pushtuar.

Ndërsa në Korçë, shtetasi Gj. L., 27 vjeç, është marrë nën akuzë pasi dyshohet se është përfshirë në një konflikt fizik për motive të dobëta në lagjen nr. 2 të qytetit.

Autoritetet policore bëjnë me dije se hetimet për të gjitha rastet janë në vijim dhe do të ndiqen deri në zbardhjen e plotë të fakteve dhe përgjegjësive penale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related