Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, së bashku me një grup deputetësh të opozitës, kanë propozuar një ligj të ri që sipas tyre synon përmirësimin e skemës së pensioneve për minatorët.
Tabaku deklaron se ky propozim ligjor vjen pasi qeveria Rama ka dështuar në përmbushjen e kërkesave të kësaj kategorie të rëndësishme të punëtorëve.
“Për vite me radhë, minatorët janë mashtruar nga qeveria, që ka premtuar rritje reale të pensioneve, por në fakt, asgjë nuk ka ndryshuar për ta. Qeveria nuk ka bërë asgjë më shumë sesa një indeksim formal të pensioneve, i cili nuk e përmirëson realisht jetesën e tyre ,” tha Tabaku në një deklaratë për mediat.
Tabaku thotë se janë mbi 1 mijë minatorë përfitues të pensioneve, ndërsa mbi 13 mijë të tjerë përfitojnë nga statusi i minatorit.
