Oksigjeni mjekësor blihet 4-fish, PD: SPAK të hetojë monopolin, vetëm 2 kompani furnizojnë spitalet

Data

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme një tjetër skandal korruptiv të qeverisë Rama.

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, tha se oksigjeni mjekësor në Shqipëri blihet me çmime 3-4 herë më të larta se rajoni.

PD deklaron se oksigjeni mjekësor, i cili prokurohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apo Drejtoritë e spitalet rajonale, shkon në duart e vetëm dy furnitorëve duke u kthyer në monopol.

“Nëse shohim pjesëmarrjen e ofertave në prokurimet respektive zhvilluar nga Autoriteti i Konkurrencës vërehet se në procedura marrin pjesë gjithnjë vetëm njëra prej këtyre kompanive ose të dyja bashkë në formën e JV duke u shpallur më pas fituese, pra konkurrenca e tregut është kufizuar maksimalisht në kundërshtim me parimet e legjislacionit për prokurimin publik.”– deklaron Vangjeli.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related