Një ngjarje e rëndë ka tronditur Australinë, pasi të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në plazhin e njohur Bondi Beach në Sydney, duke shkaktuar dhjetë viktima dhe të paktën 12 të plagosur.
Autoritetet konfirmojnë se mes viktimave ndodhet edhe një nga autorët e sulmit, ndërsa një tjetër është arrestuar nga policia në gjendje të plagosur. Gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e sulmuesve, dy efektivë policie janë qëlluar dhe po marrin trajtim mjekësor.
Sipas informacioneve zyrtare, sulmi ndodhi në momentin kur në zonën e plazhit po zhvillohej një festë hebraike për Hanukkah, çka ka ngritur shqetësime serioze për motive të mundshme ekstremiste. Zona është rrethuar plotësisht, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të shmangin lëvizjet dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.
Forca të shumta policie, njësi speciale dhe shërbime emergjence janë vendosur në terren, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të sulmit dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një akt të organizuar terrori.
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka reaguar lidhur me ngjarjen, duke e cilësuar sulmin si një akt të dhunshëm dhe mizor ndaj komunitetit hebre që ishte mbledhur për të festuar. Ai shprehu solidaritet me familjet e viktimave dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit.
Autoritetet australiane kanë ngritur nivelin e sigurisë në zona të ndjeshme dhe pritet që në orët në vijim të ketë informacion të përditësuar mbi hetimet dhe gjendjen e të plagosurve.