Në Tiranë është zhvilluar protesta e 62-të radhazi e organizuar nga qytetarë dhe aktivistë, të cilët vijojnë të shprehin kundërshtimin ndaj qeverisë.
Pjesëmarrësit kanë nisur grumbullimin në Sheshin “Skënderbej”, nga ku është parashikuar marshimi drejt godinës së Kryeministrisë.
Sipas organizatorëve, kërkesat kryesore të protestës mbeten dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe shfuqizimi i ligjit për zonat e mbrojtura.
Në përfundim të marshimit pritet të mbahen fjalime nga organizatorët dhe qytetarë pjesëmarrës, të cilët do të paraqesin qëndrimet dhe kërkesat e tyre lidhur me protestën.
Protestat po zhvillohen prej 62 ditësh radhazi dhe janë shoqëruar me tubime, marshime dhe deklarata publike të organizatorëve. :::writing
