Qytetarët u mblodhën edhe këtë mbrëmje në qendër të Tiranës, duke vijuar protestën për të 47-ën ditë radhazi dhe më pas marshuan drejt godinës së Kryeministrisë.
Pjesëmarrësit mbanin pankarta dhe flamuj kombëtarë, ndërsa gjatë marshimit u dëgjuan thirrje dhe slogane që shprehnin pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë dhe kërkonin ndryshime politike.
Mes parullave të shfaqura gjatë protestës ishin:
- “Edi Rama, dil në Bulevard, Atdheu është i yni, jo biznes privat.”
- “Revolucion.”
- “Ju erdhi fundi.”
- “Rama jep dorëheqjen.”
- “Shqipëria kërkon revolucion.”
- “Pa rini nuk ka Shqipëri.”
Gjatë marshimit u dëgjuan gjithashtu edhe slogane të tjera me përmbajtje kritike ndaj figurave politike dhe institucioneve.
Protesta u zhvillua në kuadër të një serie tubimesh të përditshme që organizatorët kanë deklaruar se do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me kërkesa për ndryshime në qeverisje dhe funksionimin e institucioneve.
Deri në momentin e raportimit, marshimi drejt Kryeministrisë po zhvillohej pa incidente të raportuara.
