“Mam, bab, nuk ju kam koritur”, motra e Xhuana Nikollit zbulon letrën prekëse: Më ka rrahur aq shumë sa nuk e duroja dot më

Data

Detaje të rënda janë zbuluar lidhur me ngjarjen tragjike të Xhuana Nikolli, e reja që humbi jetën pasi konsumoi fotoksinë, pas dhunës së pretenduar nga ish-bashkëshorti i saj.

Në një rrëfim prekës, motra e saj ka treguar momentet e fundit dhe letrën që Xhuana la për familjen, ku fliste për dhunën fizike dhe psikologjike që kishte përjetuar.

Sipas familjarëve, e reja ishte zhvendosur në Tiranë në muajin nëntor, ku fillimisht jetoi te motra dhe më pas mori një apartament me qira bashkë me një shoqe.

Motra e saj rrëfen se natën e tragjedisë nuk po arrinte të lidhej me Xhuanën në telefon dhe më pas kishte njoftuar pronaren e shtëpisë, e cila e gjeti të renë në gjendje të rëndë.

Pavarësisht transportimit me urgjencë në Spitali Universitar ‘Nënë Tereza’, ajo nuk mundi t’i mbijetonte helmimit.

Familjarët thonë se ekspertiza mjeko-ligjore evidentoi shenja dhune në trup dhe fytyrë, ndërsa edhe xhupi i saj rezultonte i grisur.

Sipas motrës, Xhuana kishte lënë një letër ku shkruante:

“Xhuana Nikolli shkruante: ‘Mam, bab, nuk ju kam koritur. Nuk kam bërë asgjë për ta merituar këtë. Ai më ka rrahur aq shumë sa nuk e duroj dot më këtë lloj dhune. Ju dua shumë, mos qani’.”

Familjarët pretendojnë se e reja kishte përjetuar për një kohë të gjatë presion psikologjik dhe kërcënime, ndërsa dhuna fizike dyshohet të jetë ushtruar pak para aktit fatal.

Rasti ka rikthyer edhe një herë vëmendjen mbi fenomenin e dhunës ndaj grave dhe pasojat tragjike që ajo mund të sjellë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related