Drejtuesi Politik i Partisë së Lirisë në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, renditi në “Ora News” arsyet se pse ka ardhur momenti që opozita të votëbesohet.
“Populli duhet të votojë opozitën për shkak se u bënë 12 vjet qëndrimi në pushtet përmes pazareve të pista të kësaj mazhorance me krimin.
Sepse kemi krerët e opozitës të arrestuar, ku gjej rastin të përshëndes Presidentin e PL-së, Ilir Meta i cili gjendet në burg pa prova dhe fakte dhe që u arrestua në një mënyrë anti-ligjore.
Edi Rama erdhi në pushtet përmes një marrëveshjeje të nënshkruar me LSI-në në atë kohë, por si i pabesë që është ai goditi opozitën pas shpine.
