Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas, pranë urës së Bushtricës, ku një automjet është përmbysur në anë të rrugës.
Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin, duke dalë nga korsia e lëvizjes. Si pasojë, automjeti është përmbysur, por fatmirësisht nuk raportohen viktima.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit dhe normalizimin e qarkullimit në këtë segment.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në zona me kthesa dhe pranë urave, ku rreziku i aksidenteve është më i lartë.
