Zelensky: Ukraina nuk dëshiron të humbasë mbështetjen amerikane për shkak të luftës në Lindjen e Mesme

Data

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se vendi i tij nuk dëshiron të humbasë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër Rusisë për shkak të konfliktit të vazhdueshëm mes SHBA-së dhe Iranit në Lindjen e Mesme.

Duke folur për mediat, Zelensky theksoi se Uashingtoni është aktualisht i angazhuar në disa fronte ndërkombëtare, por Ukraina shpreson që mbështetja amerikane të mos dobësohet.

“Ne nuk duam t’i humbasim amerikanët”, u shpreh presidenti ukrainas, duke shtuar se ata “padyshim janë të zënë me Lindjen e Mesme”.

Zelensky theksoi gjithashtu se Ukraina është e gatshme të ndihmojë Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në rajon, duke ofruar përvojën që ka fituar gjatë luftës me Rusinë, veçanërisht në përdorimin dhe zhvillimin e teknologjisë së dronëve.

Ai shtoi se Kievi shpreson që zhvillimet në Lindjen e Mesme të mos ndikojnë në mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën.

“Shpresojmë fuqimisht që për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme, Shtetet e Bashkuara nuk do t’i kthejnë shpinën çështjes së luftës në Ukrainë”, deklaroi Zelensky.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related