Dosja për Suel Çelën, Prençi: SPAK të përmende edhe politikanët e përfshirë

Data

Ish-drejtuesi i Policisë se Shtetit, Shemsi Prençi,  ka komentuar dosjen voluminoze të “Suel Çelës”, ku tha se grupi i strukturuar kriminal të jetë i plotë, duhet që SPAK të përmende edhe politikanët e përfshirë në këtë dosje.

Prençi deklaroi në A2CNN se SPAK duhet të veprojë edhe “ndaj deputetëve, ministrave dhe kryetarëve të bashkisë që kanë qenë në dispozicion të organizatës kriminale.”

SPAK ka goditur deri në brez, por nuk ka shkuar më lart. Pra nuk ka treguar se çfarë ka folur politika me grupin e Suel Çelës. Dhe jo vetëm. Unë do të vazhdoj ta denoncoj publikisht. Sic e mbështes SPAK me gjithë energjitë e mira, do të vijoj ta kritikoj, opinioni publik e do organizatën kriminale të kompletuar.”, tha ai.

Ka një rrugë që e bën pis SPAK. Ne kishim paralajmëruar që do të kishte edhe politikanë.

Prençi flet për njerëz me pushtet që kanë mbështetur grupet kriminale kundër grupit tjetër dhe që kanë abuzuar me fondet publike, duke i lënë në dorë të organizatave kriminale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related