Deputeti demokrat Saimir Koreshi ngriti shqetësime serioze në Kuvend lidhur me situatën mjedisore dhe sigurinë ushqimore në qytetin e Lushnjës. Ai denoncoi aromën e rëndë që është përhapur në qytet gjatë 10 ditëve të fundit, si pasojë e mbetjeve nga bërësitë e ullirit, duke e bërë të pamundur jetesën normale për qytetarët.
Koreshi theksoi se përveç ndotjes, një tjetër rrezik i madh vjen nga përdorimi i pesticideve të palejueshme, të cilat, sipas tij, po cenojnë sigurinë ushqimore dhe po rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Ai e konsideroi këtë një emergjencë kombëtare dhe kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë për të zgjidhur këtë problem
Duke mos kursyer ironitë ndaj mazhorancës, Koreshi akuzoi socialistët për mungesë përgjegjësie dhe shpërdorim fondesh. Ai vuri në dukje se një pjesë e madhe e buxhetit të Bashkisë së Lushnjës shkon për paga dhe patronazhizëm, ndërsa pastrimi i kanaleve dhe investimet për qytetin mbeten në nivele të ulëta.
