Ndërsa niveli i ujit të lumit Vjosa vijon të rritet dhe situata paraqitet kritike, banorët e zonave pranë shtratit të lumit kanë nisur evakuimet parandaluese, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave.
Në një moment që ka prekur opinionin publik, një banor është filmuar teksa mban qenin e tij në krahë për ta shpëtuar nga përmbytja, ndërsa uji kishte përfshirë gjithë zonën përreth.
Autoritetet po monitorojnë nga afër situatën dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin zonat e rrezikuara dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare për evakuim, në mënyrë që të shmangen rreziqe për jetën e njerëzve dhe kafshëve.
