“Në sytë e Linda Karçanajt janë rrëmbyer njerëz”/ Denoncimi i Berishës: Rama po i bën presion Prokurorisë për AKSHI-n

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar se kryeministri Edi Rama po ushtron presion ndaj Prokurorisë për çështjen e AKSHI-t, me qëllim që, sipas tij, të pengohen hetimet dhe të mbrohen persona të lidhur me familjen e kryeministrit.

Në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se Rama po bën gjithçka për të shmangur shpalljen në kërkim të personave që ai i cilësoi si të përfshirë në krime të rënda, duke përdorur ndikimin e tij mbi organet e drejtësisë.

Ai hodhi akuza të rënda edhe ndaj drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duke deklaruar se gjatë drejtimit të këtij institucioni janë rrëmbyer njerëz dhe janë zhdukur qindra miliona euro të taksapaguesve shqiptarë.

Sipas Berishës, këto fonde dhe veprime kriminale kanë shërbyer për interesa familjare dhe politike, ndërsa kryeministri, sipas tij, nuk ka më asnjë interes për qytetarët, por vetëm për mbrojtjen e rrethit të tij të ngushtë.

Në përfundim, Berisha u bëri thirrje qytetarëve të angazhohen për, siç u shpreh ai, nxjerrjen e vendit nga kthetrat e një klani mafioz dhe për vendosjen e drejtësisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related