Lufta në Lindjen e Mesme rrit çmimet: Nafta mbi 2 euro edhe në Gjermani

Data

Konflikti në Lindjen e Mesme mes Iranit, Izraelit dhe Shtetet e Bashkuara po reflektohet drejtpërdrejt në tregjet globale, duke rritur ndjeshëm çmimet e karburanteve.

Gjermani, çmimi i benzinës dhe naftës ka kaluar pragun e 2 eurove për litër, një nivel që po prek fuqishëm konsumatorët europianë.

Rritja e çmimeve lidhet me pasigurinë në furnizimin global me energji, sidomos për shkak të tensioneve në zona strategjike si Ngushtica e Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin e naftës.

Ndërkohë, edhe në Shqipëri çmimi i naftës ka kaluar 220 lekë për litër (mbi 2 euro), duke rënduar më shumë mbi qytetarët për shkak të diferencës së madhe në të ardhura krahasuar me vendet e BE-së.

Ekspertët paralajmërojnë se nëse konflikti vazhdon, çmimet e energjisë mund të rriten edhe më tej, duke ndikuar zinxhir në inflacion, transport dhe koston e jetesës në shumë vende.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related