Lufta e spiunëve përfshin Tajvanin: si Kina po rekruton në heshtje personel ushtarak në ishull

Data

Kina po rrit presionin ndaj Tajvanit jo vetëm përmes stërvitjeve ushtarake pranë brigjeve të ishullit, por edhe përmes një fushate të fshehtë rekrutimi brenda territorit tajvanez. Objektiv janë personeli ushtarak aktiv, veteranët dhe zyrtarët publikë, të cilëve u kërkohet informacion i klasifikuar në këmbim të pagesave.

Sipas autoriteteve tajvaneze, vitet e fundit mbi 100 persona janë përfshirë në raste spiunazhi, duke rritur ndjeshëm rrezikun për sigurinë kombëtare. Një nga rastet më të njohura është ai i Chen Yimin, rreshter i Marinës tajvaneze, i cili për shkak të borxheve pranoi të dorëzonte dokumente të klasifikuara nga dy baza ushtarake, duke përfituar rreth 170 mijë dollarë, përpara se të arrestohej.

Metodat e rekrutimit përfshijnë kontakte online të maskuara si oferta pune, shfrytëzimin e vështirësive financiare përmes huave apo pagesave të drejtpërdrejta, si dhe targetimin e personave me akses në sisteme ushtarake, politike ose diplomatike. Këto rrjedhje informacioni, sipas ekspertëve, dobësojnë kapacitetin parandalues të Tajvanit dhe i japin Pekinit avantazh në planifikimin e veprimeve të synuara.

Për t’iu kundërvënë këtij kërcënimi, Tajvani ka forcuar masat e sigurisë, ka ashpërsuar dënimet për spiunazh dhe ka rritur bashkëpunimin ndërinstitucional. Megjithëse në vitin 2025 është shënuar një rënie e rasteve, autoritetet paralajmërojnë se rreziku mbetet i lartë dhe se një pjesë e informacionit kritik mund të jetë tashmë e komprometuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related