“‘Lubi’ Balluku po intimidion dëshmitarët” – Berisha: Largimi i Ramës është kusht i domosdoshëm

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se ministrja Belinda Balluku dhe kryeministri Edi Rama po bëjnë gjithçka për të intimiduar dëshmitarët dhe për të manipuluar dosjet hetimore, duke e cilësuar largimin e Ramës nga pushteti si një kusht të domosdoshëm për rikthimin e shtetit të së drejtës.

Në një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha theksoi se situata aktuale në vend është e rëndë dhe se një nga problemet më madhore mbetet moszbatimi i ligjit Antimafia.

“Sot në Shqipëri qarkullojnë miliarda euro të organizatave kriminale dhe të qeverisë, por janë sekuestruar vetëm rreth 60 milionë euro. Kjo tregon qartë se ligji Antimafia nuk po zbatohet”, u shpreh ai.

Berisha garantoi se nëse opozita vjen në pushtet, ligji Antimafia do të zbatohet me zero tolerancë dhe se të gjitha asetet kriminale do t’i kalojnë shtetit dhe qytetarëve shqiptarë.

Ai paralajmëroi gjithashtu se misioni kryesor i opozitës është përmbysja e regjimit aktual, duke theksuar se nuk ekziston më asnjë mekanizëm institucional për të garantuar drejtësi, përveç protestës qytetare.

Sipas Berishës, kryeministri Rama ka dhënë mesazhe të qarta se nuk do të lejojë as heqjen e imunitetit të tij dhe as të ministrave të përfshirë në afera, duke përmendur rastin e Belinda Ballukut si shembull konkret.

“Rama e di shumë mirë se dosja Balluku është dosja Rama. Tuneli i Llogarasë, aeroporti i Vlorës, unaza e Tiranës, inceneratorët, sterilizimi dhe check-up-i janë të gjitha dosje që e çojnë përgjegjësinë te kryeministri”, deklaroi Berisha.

Ai shtoi se për këtë arsye Rama, sipas tij, nuk do të pranojë kurrë të zbatojë urdhrat e prokurorisë dhe gjykatave, duke e vënë vendin përballë një zgjedhjeje të qartë: ose pranimin e një diktature të plotë, ose ngritjen në një betejë përfundimtare kundër saj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related