Londra/ ‘Rama e ka humbur toruan’, Harxhi: Diktatorët në momentet e fundit kalojnë në dhunë

Data

E ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë Edit’h Harxhi,  Anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike, ish zëvendës ministre e Jashtme. Ajo ka komentuar gjatë bisedës ngjarjen skandaloze që ndodhi në Londër kur banditë të rilindjes goditën protestuesit paqësorë që i kujtuan Edi Ramës lidhjet e tij me krimin dhe përgjegjësitë për shpopullimin e vendit.

Edit’h Harxhi: Në radhë të para më lejoni tu uroj shërim të shpejtë të plagosurve nga ngjarja e djeshme në Londër dhe uroj shumë që ata sa më shpejt të dalin dhe të bashkohen më familjet e tyre. Është e qartë tashmë që Edi Rama e ka humbur toruan dhe për këtë arsye ndodhin përleshje të tilla nëpër tubimet elektorale ne diasporë. Duhet të kemi parasysh faktin që ai është kryeministër i të gjithë shqiptarëve normalisht, pavarësisht që është një pjesë shumë e madhe e jona që nuk e duan dhe që e ndjejnë mungesën e rotacionit politik në këtë vend që prej 2013. Por nga ana tjetër ai nuk përballet dot me zërat kritikë dhe gjithmonë kemi parasysh që diktatorët në fund ata kalojnë në dhunë. Mundohen që të përgjakin popullin për të mbajtur pushtetin deri ne fund. Ishte e pritshme ngjarja në Londër sepse ne e dimë shumë mirë se cilët janë shqiptarët që kanë shkuar në Britaninë e Madhe gjatë viteve të fundit. Janë ata, janë një shtresë krejtësisht e margjinalizuar në Shqipëri. Shumica e tyre të rinj në moshë apo deri ne moshën 50 vjeç të cilët janë larguar në të gjithë mënyrat në mungesë të një jete të mirë në Shqipëri dhe  kuptohet për arsye të shkaqeve të varfërisë dhe mungesë së punës dhe sigurisë së jetës në të njëjtën kohë. Ata kanë shkuar atje me të gjithë mënyrat dhe kjo është shumë dhimbshme kur e shikon. Në vitet ’90 unë kam shkuar në Britani, gjithçka ishte me viza te rregullta dhe ka shumë shqiptarë që  kanë shkuar. Dhe në mungesë të një marrëveshjeje me Britaninë për vizat. Shqiptarët largohen me të gjitha mënyrat, poshtë kamionëve , në gomone. Shumë prej tyre kanë humbur në La Mansh.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related