Shteti Bektashi/ Burimi ‘thumbon’ kryeministrin: Nuk do ti jepja as 5 minuta hapësirë shtetit të Disneyland të Ramës

Data

Gazetari shqiptar që jeton e punon në Francë, Genc Burimi ka komentuar projektin e Edi Ramës për të krijuar një Shtet Bektashi në Shqipëri.

Duke folur në një program televiziv Burimi tha se, ky është një lajm që nuk do ti jepte as 5 minuta në një emision, ndërsa e ka cilësuar projektin e Ramës, si një Disneyland

Ai është shprehur se, impakti i këtij projekti tek qytetarët e BE-së do të jetë negativ, pasi ata do ta shohin si një shtet mysliman në mes të Shqipërisë dhe në mes të Europës.

‘Si do ta paraqisja unë, Genc Burimi, gazetar i Radio France? Vetëm mos qeshni; do të thoja Edi Rama, kërkon të krijojë një shtet të Disneyland në Tiranë.

Është si një përrallë, që unë sinqerisht nuk do ti kushtoja, jo 1 orë emision, por as 5 minuta. Gjëja kryesore që po bën Rama është të mbjellë farën e ndasisë mes shqiptarëve, se pikërisht kjo na bën ne shqiptarëve që të themi, është i marrë, në një farë mënyre na vë në kundërshtim me ata bektashinj, unë jam bektashi, ne jemi të gjithë shqiptarë.

Mos i jepni asnjë rëndësi, janë çmendurira. Sa më shumë të vazhdojmë ta komentojmë, aq më shumë Rama mendon tek vota në 2025.

Shtypi francez thotë se kjo çon ujë tek mulliri i Serbisë’, tha Genc Burimi

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related