Në një intervistë për median greke “Tovima”, kryeministri Edi Rama foli për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, çështjen e Zonës Ekskluzive Ekonomike dhe marrëveshjen me Italinë për emigrantët.
Ai i cilësoi marrëdhëniet me Greqinë si të mira, edhe pse mund të përmirësohen më tej. Sipas tij, tensionet e muajve të fundit kishin të bënin kryesisht me çështjen e Fredi Belerit, por për qeverinë shqiptare kjo është vetëm një ndër çështjet në axhendë
Lidhur me procesin e dërgimit të mosmarrëveshjes për kufirin detar në Hagë, Rama tha se vonesat kanë ardhur për arsye të ndryshme, ndërsa theksoi rëndësinë e shfuqizimit të ligjit të luftës, i cili sipas tij mbetet ende në fuqi. Ai e quajti paradoksale që Shqipëria dhe Greqia kanë një traktat miqësie, por njëkohësisht ekziston ende një ligj që i konsideron dy vendet në gjendje lufte.
