Lezhë – Situata pas reshjeve nën kontroll, vijojnë përforcimet e argjinaturave dhe vlerësimi i dëmeve

Data

Reshjet e shiut në territorin e qarkut të Lezhës vijojnë me intensitet të ulët deri mesatar. Sipas të dhënave nga Stacioni Metereologjik Ushtarak Gjadër, deri në sot në orën 06:00  kanë rënë 30 mm shi. Prefektura e Lezhës ka dalë me përditësime lidhur me situatën në të gjitha bashkitë e qarkut.

Në bashkinë Kurbin, vijon puna për devijimin e shtratit dhe  përforcimin e argjinaturës së lumit Drojë, kjo në varësi të kohës dhe prurjeve të lumit. Grupet e punës gjithashtu me vlerësimin e dëmeve, ndërsa bëhet me dije se OSHEE do të vazhdojë punën për riparimin e linjës së fshatit Skuraj.

Në bashkinë Lezhë, po punohet për përforcimin dhe ngritjen në lartësi të argjinaturës së dëmtuar, me mjetet e DRUK, bashkisë, Forcave të Armatosura dhe operatorëve privatë.

Gjithashtu vijon puna për vlerësimin e dëmeve dhe vijon shpërndarja e ndihmave, të ardhura nga RMSH dje dhe pjesa që do vijë sot  (300 pako në total). Niveli i ujit në sipërfaqet bujqësore në zonat e njësive administrative Zejmen, Kolsh, Shënkollë ka shënuar ulje.

Ekipet e MZSH vijojnë me punën për largimin e ujit në bodrume/parkingjet e pallateve në Shëngjin e Lezhë, ndërsa OSHEE ka raportuar se furnizimi me energji është normal.

Në bashkinë Mirditë, po mbahen në monitorim dy banesat që rrezikohen nga rrëshqitja e tokës ndërsa mjetet bashkiake duke parë reshjet e shiut, do ndërhyjnë ku është me emergjente. Aksi Rrëshen-Bukmirë vazhdon të monitorohet dhe të ndërhyhet, pasi ka segmente me rrezik shembje.

Bëhet gjithashtu me dije se grupet e punën po vijojnë me evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve. Furnizimi me ujë vijon rregullisht, kurse me energji elektrike ka patur ndërprerje herë pas here por është rikthyer.

Hidrovorët punojnë të gjithë me kapacitet të plotë. Niveli i lumit Drin ka pësuar rritje por është brenda kuotave jo problematike, po kështu dhe lumit Mat.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related