Lezhë në errësirë totale/ Banorët e Torovicës braktisen nga shteti, dy ditë pa drita dhe pa asnjë reagim nga autoritetet

Data

Banorët e fshatit Torovicë, në qarkun e Lezhës, po jetojnë prej dy ditësh në errësirë të plotë, pasi energjia elektrike është ndërprerë totalisht dhe asnjë institucion përgjegjës nuk ka ndërhyrë për zgjidhjen e situatës.

Sipas denoncimeve të vetë banorëve, shkaku i ndërprerjes është djegia e plotë e transformatorit, bashkë me pajisjet dhe paketat shpërndarëse, duke e bërë të pamundur furnizimin me energji për gjithë zonën. Pavarësisht njoftimeve të vazhdueshme drejtuar strukturave përkatëse, deri në këto momente nuk është bërë asnjë ndërhyrje për zëvendësimin e transformatorit apo riparimin e defektit.

Ajo që e bën situatën edhe më alarmante është fakti se ngjarja po ndodh në mes të dimrit, kur energjia elektrike është jetike për ngrohjen, ruajtjen e ushqimeve dhe funksionimin normal të familjeve. Banorët raportojnë se shumë prej tyre kanë mbetur pa ngrohje, ndërsa ushqimet janë rrezikuar të prishen për shkak të mungesës së energjisë.

Revolta në komunitet është e madhe. Banorët shprehen se ndihen të braktisur dhe të injoruar nga autoritetet, duke theksuar se reagimi i institucioneve shpesh vjen vetëm kur rastet bëhen publike ose marrin jehonë në rrjetet sociale.

Situata në Torovicë është një tjetër shembull i neglizhencës ndaj zonave rurale, ku qytetarët ndihen të dorës së dytë dhe pa asnjë mbështetje reale nga shteti, edhe për shërbime bazë si energjia elektrike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related