Lëvizja Bashkë’ me në krye Arlind Qorin për herë të shtatë iu bashku protestës së pensionistëve të cilët janë lënë në “mëshirë të fatit” kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij.
Lëvizja Bashkë thekson se bonusi i qeverisë është një tallje dhe nuk e zgjidh as problemin e urisë, as atë të pasigurisë për të moshuarit.
“SHTATË HERË NË PROTESTË
Thirrjes së Lëvizjes BASHKË dhe grupimit Pensionistët Bashkë për protestë iu përgjigjën sërish qindra pensionistë të Tiranës. Për të shtatën herë ngritëm zërin për minimumin jetik, pensione dinjitoze dhe drejtësi shoqërore.
Fjalim mbajtësit vunë theksin në padrejtësitë e panumërta që pësojnë pensionistët e profesioneve të ndryshme, për ilaçet e parimbursuara dhe korrupsionin në spitale, për vitet e humbura të punës dhe mungesën e mbështetjes sociale nga shteti.
