Dputetja demokrate Jorida Tabaku e cila u la nga Sali Berisha në listat e hapura në Tiranë shkruan se sot nis një sfidë të re, betejën për Tiranën. Ajo thekson së në Partinë Demokratike asgjë nuk i është falur, por e ka fituar me punë dhe përkushtim.
“Faleminderit demokratëve të Tiranës për besimin! Fitova primaret me mbështetjen tuaj dhe isha ndër më të votuarit, por sot nis një sfidë të re—betejën për Tiranën në listën e hapur!
Në Partinë Demokratike asgjë nuk më është falur. Çdo betejë e kam fituar me punë dhe përkushtim, dhe ashtu do të ndodhë edhe tani!
