Skandali me rrjedhjen e informacioneve të luftës, Waltz merr përgjegjësinë e plotë

Data

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare amerikane, Michael Waltz, mori përgjegjësinë e plotë për shtimin e gazetarit në një bisedë grupi në Signal, që përfshinte disa zyrtarë të lartë të Trump-it, dhe që diskutoheshin planet për një sulm të mundshëm ndaj Huthis në Jemen.

“Unë marr përgjegjësinë e plotë. Unë e ndërtova grupin”, tha Waltz në emisionin “The Ingraham Angle”. “Është e turpshme. Do të zbulojmë se çfarë ka ndodhur”.

Kryeredaktor i revistës “The Atlantic”, Jeffrey Goldberg, zbuloi se ekipi i sigurisë kombëtare të presidentit Donald Trump, e shtoi atë në një bisedë top-sekrete mbi sulmet ushtarake në Jemen, të quajtur “Houthi PC Small Group”.

Pjesë e grupit ishin edhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio, sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth dhe drejtori i Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard.

Waltz gjithashtu shprehu disa kritika ndaj “The Atlantic”, duke u shprehur se ai nuk e njihte Goldberg jashtë asaj që NSA e cilësoi si “reputacionin e tij të tmerrshëm”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related