Mbyllet gara, SPAK zbulon 13 kandidatët që garojnë për kreun e BKH, nga Haki Çako, Artur Beu dhe Astrit Halilaj, te…

Data

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka bërë publike dje listën e emrave të kandidatëve që kanë aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Deri në përfundimin e afatit të përcaktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes, janë regjistruar 13 aplikime, të cilat i kemi renditur më poshtë me profilet përkatëse.

Pas kësaj faze, aplikimet do t’i nënshtrohen verifikimit paraprak, gjatë të cilit Komisioni i Përzgjedhjes, i ngritur me Urdhrin nr. 11794, datë 07.04.2025 të Drejtuesit të SPAK dhe në bazë të Vendimit nr. 5, datë 22.05.2025, do të shqyrtojë dokumentacionin e dorëzuar nga secili kandidat për të verifikuar përmbushjen e kushteve ligjore dhe kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”. Vetëm kandidatët që kalojnë me sukses këtë fazë fillestare do të ftohen të marrin pjesë në etapat pasuese të përzgjedhjes, të cilat pritet të përfshijnë testime të mëtejshme profesionale dhe intervista.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related