Lëkundet turizmi, të huajt ranë me 2.7% në Mars

Data

Turizmi ka pësuar lëkundjen e parë këtë vit kur në mars 2025 të huajt që vizituan vendin pësuan një rënie me 2.7 për qind krahasuar me marsin e vitit 2024.

Pavarësisht kësaj uljeje të lehtë tendenca e shifrave konfirmon se Shqipëria mbetet një destinacion edhe i pakonsoliduar në aspektin turistik diçka që vë theksin tek kujdesi që duhet të tregohet sa i takon menaxhimit sektorial.

Të dhënat zyrtare të Lëvizjes së Shtetasve tregojnë se në mars ishin mbi gjysmë milionë të huaj që vizituan vendin.

“Gjatë muajit Mars 2025, rezultojnë të kenë hyrë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, 1.154.288 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 0,3%, krahasuar me Mars 2024. Nga territori i Republikës së Shqipërisë rezultojnë të kenë dalë 1.182.728 shtetas shqiptarë dhe të huaj, duke shënuar një rritje me 0,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Mars 2025, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 604.523, duke pësuar një rritje me 3,3%, krahasuar me Mars 2024. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 549.765. Ky numër është ulur me 2,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024”, thuhet në publikimin e INSTAT.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related