“Lejimi i importit të mbetjeve do të jetë fataliteti i Shqipërisë”

Data

Për aktivistin e AKIP, Lavdosh Ferruni, lejimi i importit të mbetjeve do të shtonte volumin e mbetjeve, teksa vendi vuan problematikën e situatës mjedisore nga ezaurimi i kapaciteteve të landfilleve dhe mungesa e riciklimit.

Eksperti i mjedisit Ferruni thotë se lejimi i importit të mbetjeve do të ishte fataliteti i Shqipërisë për t’u pasuruar 2-3 veta.

Ai paralajmëroi fillimin e protestave deri në tërheqjen e qeverisë për mosmiratimin e ndryshimeve që lejojnë importet e mbetjeve.

Pyetje: Qeveria ka hedhur për konsultim projektligjin e ri “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Sipas opinionit tuaj, çfarë parashikon neni 73 i ligjit, ku ndër të tjera përcakton se “në territorin e Republikës së Shqipërisë lejohen të importohen, vetëm disa kategori të caktuara mbetjesh jo të rrezikshme, përveç atyre të përcaktuara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, pas miratimit të kërkesës për import me Vendim të Këshillit të Ministrave”?

Shqipëria e ka shumë të mirë ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Projektligji i ri është thjesht një mashtrim juridik, për të fshehur në të një shtesë, lejimin e importit të mbetjeve. Duke qenë projektligj i ri, “arkitekti” ka menduar që mbase nuk bie në sy thelbi i ligjit, pikërisht futja e importit të mbetjeve. Në relacionin e paraqitur të projektligjit nuk ka një fjalë të vetme për shtesën e importit të mbetjeve. Ndjeshmëria shumë e madhe e publikut për ndalimin e importit të mbetjeve u duk vetëm pak orë pas publikimit të draftit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related