Nga Agron Prebibaj.
E ndoqa me vëmendje të plotë mbledhjen mes dy parlamenteve në Prishtinë, aty pashë një Spiropali të shtirur e cila gjatë fjalës së saj përpiqej të përdorte fjalor dialektorë kosovar, të cilës aspapak nuk i shkonte, madje edhe naive para bashkë-kombasve më qëndrestarë, pasi ata e kuptojnë shqipen e secilën gjuhë të botës më mirë sesa udhëheqja e Tiranës zyrtare.
Vetëm Presidentja zjn.Osmani, ishte korrekte në fjalën e mesazhet e saj, e cila kaperceu barrierat e burravecave politikanë shqiptarë, ndërsa Rama si gjithnjë jep mënd për Mitrovicen, njëherë nuk është tokë e askujt, – sot e pohoi se është tokë shqiptare, ndërsa kryministri Kurti më shumë inferior sesa superior, pasi e kishte nuhatur thirrjen e dytë nga Prokuroria speciale, e cila me siguri do ta dërgojë pas prangava.
Çeshtjet e nxehta konfliktuale për Kosovën i zgjidhin vetëm ata që i nisën, vetëm LDK & PSHDK janë çelësi i suksesit për antarësimin në strukturat euroatlantike! #agronPREBIBAJ
