LDK dorëzon vendimin e Supremes në Prokurori, kërkon hetim penal për qeverinë

Data

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa dhe Alban Zogaj, kanë dorëzuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës vendimin e fundit të Gjykatës Supreme, që lidhet me çështjen e arkave fiskale.

Sipas tyre, ky është një hap drejt “kërkimit të përgjegjësisë institucionale” për shkeljet ligjore nga qeveria në detyrë.

Deputeti Besian Mustafa tha se aktgjykimi i Gjykatës Supreme konfirmon se “kryeministri në detyrë dhe disa ministra kanë vepruar jashtëligjshëm pasi janë certifikuar si deputetë më 27 mars”.

“Dje Gjykata Supreme ka nxjerr një aktgjykim ku konfirmon atë që ka thënë LDK-ja tash e disa muaj. Këtë aktgjykim e kemi bashkangjitur në dosjen tonë, ku kemi dorëzuar në muajin maj 17 kallëzime penale për ish-kryeministrin Kurti dhe ministrat e kabinetit të tij”, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related