Macron: Rusia është kërcënim për Europën, duhet të rrisim shpenzimet për mbrojtjen

Data

Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka nisur fjalimin e tij duke renditur sfidat aktuale të sigurisë dhe ekonomike me të cilat po përballet kombi francez. Ai tha se ngjarjet historike po trondisin rendin botëror përballë pasigurisë se SHBA do të mbështesë Ukrainën apo tentativës për të vënë tarifa ndaj aleatëve.

“Ju me të drejtë jeni të shqetësuar duke pasur parasysh ngjarjet historike që po ndodhin aktualisht. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndryshuar qëndrimin e tyre për luftën në Ukrainë. Të njëjtat Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë të vendosin tarifa doganore në Evropë. Më në fund, kërcënimi terrorist (është kthyer). Po hyjmë në një epokë të re”, u shpreh Macron.

Sipas Macron Rusia e ka kthyer tashmë konfliktin në Ukrainë në një konflikt global dhe se kërcënimi rus ‘prek’ të gjithë Evropën.

“Që nga dita e parë ne vendosëm të mbështesim Ukrainën dhe të sanksionojmë Rusinë. Dhe ne bëmë mirë. Sepse nuk është vetëm populli ukrainas që lufton me guxim për lirinë e tij, por edhe siguria jonë është nën kërcënim. (…) Paqja nuk mund të garantohet më në vetë kontinentin tonë. Kërcënimi rus është këtu dhe prek vendet e Evropës dhe na prek neve.

4Rusia e ka kthyer tashmë konfliktin ukrainas në një konflikt global. Rusia e Presidentit Putin po shkel kufijtë tanë për të vrarë kundërshtarët, duke manipuluar zgjedhjet në Rumani dhe Moldavi dhe duke organizuar sulme dixhitale kundër spitaleve tona për të bllokuar funksionimin e tyre. Dhe ky agresion duket se nuk njeh asnjë kufi”, shtoi presidenti francez.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related